Mungojnë plotësisht masat e Qeverisë për stabilizimin e të ardhurve nga Kosova. Kështu ka konstatuar sot Shtabi i Emergjencës së Partisë Demokratike. Sipas tyre një numër i të ardhurish po mbeten të pastrehuar duke kaluar natën në qiell të hapur. Për Sekretarin e Përgjithshëm Ridvan Bode problemi më shqetësues mbetet ushqimi.

Gjendja e të të ushqyerit për të ardhurve nga Kosova tha ai vazhdon të mbetet shqetësues edhe pas ardhjes së ndihmave megjithëse ende nuk ka filluar të ndihet shpërndarja e tyre. Demokratët kanë kërkuar një skemë transparente për shpërndarjen e ndihmave ku të përcaktohet një kuotë ditore me vlerë financiare për çdo të ardhur, si dhe publikimin e ndihmave që mbërrijnë çdo 24 orë dhe shpërndarjen në çdo destinacion./tvklan.al

Gazetare : Ornela Bego