Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Partia Republikane i është përmbajtur sot kërkesave të saj ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe projekt kodit elektoral, duke e quajtur të dështuar takimin e djeshëm të partive politike me presidentin Meidani. Republikanët pranojnë si zgjidhje të vetme çdekretimin e KQZ dhe përmirësimin e projekt-kodit elektoral.

Pas memorandumit drejtuar organizmave ndërkombëtare, republikanët shprehsojnë se do të ndërhyjnë duke detyruar Meidanin të rishikoj qëndrimin e tij. Presidenti deklaruan sot krerët republikan, është inisiator i tensionit të situatës parazgjedhore në vend. Kështu republikanët deklaruan sot se nuk mund të bëhen shtojca e manipulimeve të Rexhep Meidanit dhe mazhorancës socialiste./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego