Partizani mori kreun e renditjes pas fitores 2 – 0 me Luftëtarin të shtunën në Tiranë. Të kuqtë krijuan distancë me ndjekësit edhe pse përkohësisht, pasi Kukësi dhe Skënderbeu duhet të zhvillojnë ndeshjet e javës së 28, që hap fazën e katërt.

Sfida me Luftëtarin pati gol që në minutat e para. Batha nuk gaboi nga pika e 11-metërshit. Përpjekjet e lojtarëve të skuadrës gjirokastrike ishin të pamjaftueshme.

Mutumane la Luftëtarin me 10 futbollistë prej minutës së 40’, pasi mori të verdhin e dytë. Partizani shkoi në pushim në avantazh të dy golave.

Ekuban realizoi brenda në zonë duke mundur mbojtjen kundërshtare. Pjesa e dytë ishte më shumë për Partizanin që përfitoi nga epërsia e një futbollisti më shumë, por nuk pati më gola.

Ndeshjet e tjera do të zhvillohen në dy ditë. Kukësi do të presë të dielën Vllazninë. Skënderbeu do të sfidojë Flamurtarin të hënën në Vlorë.

Tv Klan