Olsi Rama sqaron çështjen e pagave, Shehi: Luajmë për 3 pikët

Derbi duhet fituar dhe këtë e dinë mjaft mirë trajnerët e dy skuadrave. Partizani-Tirana është kryesfida e javës së 33-të në Kategorinë Superiore dhe padyshim e gjithë vëmendja është tek ky duel që do luhet në “Air Albania” të enjten në orën 19:00 pasi fitorja i mban në garë për titullin në Superligë. Trajneri i të kuqve, Ilir Daja e di rëndësinë e kësaj sfide, teksa theksoi se presioni bie mbi Tiranën.

Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama komentoi çështjen e rrogave të prapambetura, teksa u ndal dhe te prezenca e tifozëve në shkallët e stadiumeve. I motivuar për fitore në derbi është shfaqur dhe trajneri i Tiranës, Orges Shehi.

Në takimet e tjera,Teuta kryesuese sfidon Kastriotin, Kukësi mat forcat me Apoloninë, ndërsa Bylis-Vllaznia është një tjetër përballje me tepër interes.

Java e 33
Apolonia – Kukësi
Bylis – Vllaznia
Kastrioti – Teuta
Laci – Skënderbeu
Partizani – Tirana

Klan News