50 vjet pas misionit Apollo, Nasa do të rikthehet në Hënë. Kësaj hëre, nuk do të jetë njeriu që do të zbarkojë në sipërfaqen e satelitit, por një robot. Objektivi është që Hëna të përdoret si një trampolinë për udhëtimin në Mars dhe nisjen e eksplorimit të tij.

Programi do të udhëhiqet nga Steve Clarke. Sipas Agjensisë Amerikane Hapësinore, roboti i parë parashikohet që të mbërrijë në Hënë brenda vitit 2021.

Ndërkaq industria dhe bota shkencore kanë nisur punën për të bërë të mundur udhëtimin e ekuipazheve njerëzore në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë po punohet edhe për projektin e një stacioni hapësinor në orbitën e Hënës, realizimi i të cilit mund të nisë në vitin 2022.

Programi do të jetë ndërkombëtar, dhe parashikohet bashkëpunimi i agjensive të SHBA Nasa, Evropës ESA, Rusisë Roscosmos, Japonisë Jaxa dhe Canadasë CSA.

Klan Plus