E rëndë nga tubimi, merr flakë protestuesi
Një incident mjaft i rëndë raportohet nga protesta e sotme. Njëri nga pjesëmarrësit në tubim është përfshirë nga flakët, ndërsa nuk dihet më shumë mbi gjendjen e tij shëndetësore.



Mësohet po ashtu, se si pasojë e hedhjes së molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga ana e protestuesve, janë dëmtuar dy punonjës të Policisë.
“Kryeministria, Parlamenti dhe Surreli”/ Berisha tregon si do vijojë aksioni
“Nëse në protestat e para 11 majit ne u ngritëm për të shpëtuar Partinë Demokratike, për të shpëtuar pluralizmin politik, tani jemi në këmbë për të shpëtuar demokracinë, familjen. Ky është mision edhe më i rëndësishëm se ai që përmbushëm në ’90-ën, që do të përcaktojë fatin e Shqipërisë, familjes shqiptare!”, kështu deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha, nga selia blu.
“Të betohemi ta vazhdojmë këtë betejë gjer në fitore! Ne jemi të pamposhtur, kemi para një kalbësirë, një kufomë politike, një Rilindje kufomë politike, që ne do t’i groposim”, u tha ai qytetarëve.
Si do të vijojë aksioni?
“Do ju informojmë për çdo hap, por nuk ndalemi gjer në largimin e Edi Ramës!”, u përgjigj ai, duke theksuar tre godina si “shënjestër” të opozitës: Kryeministria, Parlamenti dhe Surreli.
Berisha pas protestës: Pjesëmarrja ishte historike!
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar pas protestës se “pjesëmarrja ishte historike”.
“Opozita ka vetëm betejë! Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel. Gjithçka është bërë, mund të jenë zhdukur njerëzit, nuk e di, por tre herë janë marrë peng, kjo dihet. Unë dija vetëm një, këto kohë dolën që janë dy të tjerë. 700 milionë euro, çdo gjë për familjen, që Armandi të pasuronte familjen Rama. Atëherë ai është një pallat krimi atje. Nuk ka diskutim kjo. Aksioni i sotëm mbyllet tek selia. Thashë të bëjmë një xhiro këto që misionarët e lirisë të bëjnë një njohje të terrenit në çdo anë…Pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e kënaqshme. Ishte historike edhe mbështetja, edhe entuziazmi, edhe të gjitha”, ka thënë ai, pas mbërritjes në selinë blu, bashkë me një pjesë të protestuesve.
Përmes fotove: Nga fjalimet te incidentet




















Protestuesit ende në bulevard
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është larguar drejt ambienteve të Parlamentit, ndërsa protestuesit janë ende në bulevard. Nuk dihet nëse ka premisa për tensione të mëtejshme apo nëse ata do të zhvendosen te ndonjë godinë tjetër institucionale, pasi leja te Policia për tubimin është marrë deri në orën 21:00.
Tensionohet situata/ Hiqet gardhi metalik, një efektiv i lënduar?
Është tensionuar situata në protestën e sotme kombëtare të Partisë Demokratike, menjëherë pasi ka përfunduar fjalën kreu demokrat Sali Berisha.
Gazetari Besar Bajraktaraj raportoi për Klan News se protestuesit kanë hequr një gardh metalik, ndërsa efektivët kanë mbrojtur perimetrin e sigurisë, duke mos lejuar qytetarët që të hyjnë në oborrin e Kryeministrisë.
Ndërsa, janë parë disa efektivë duke tërhequr kolegun e tyre, që mund të jetë lënduar nga përplasja me protestuesit.
Shishe motolovi drejt Kryeministrisë
Berisha nuk lexoi fjalim për shkak të një problemi teknik, por tha se “foli nga shpirti e zemra” në këtë protestë. Sapo ai mbaroi fjalën e tij, nisën incidentet te godina e Kryeministrisë.
Protestuesit i vunë flakën pjesës së përparme të godinës së Këshillit të Ministrave duke hedhur shishe molotovi. Forcat policore po ndërhyjnë për të neutralizuar situatën që duket tejet e tensionuar.
Po tentohet edhe heqja e gardhit metalik.
“Prek votën ti bastard?!”, Berisha nuk përmbahet ndaj Ramës: S’të ndahemi as në Surrel!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është i bindur se asgjë përpos protestave nuk e largon Edi Ramën nga pushteti.
“Edi Rama nuk do pranojë kurrë të heqë imunitete, të shkarkojë Lubi Ballukun. Nuk duhet të gabohemi, Edi Ramën do ta heqim ne, populli opozitar. Askush të mos ketë iluzion se ai ikën me votë, jo kurrë, por sot, nuk ka shqiptar që beson më se Rama ikën me votë. Mund të ketë tek-tuk njerëz se ikën me drejtësi, naivitet! Jo kurrë! Ai është i vendosur që ato mandate t’i përdorë kundër ligjeve e Kushtetutës. Do të jenë guximtarët ata të cilët do të hedhin Edi Ramën në banesën e turpit”, tha ai në tubimin e sotëm.
Më tej, theksoi se opozita ia doli t’i dëshmojë botës se çfarë përfaqëson narko-shteti shqiptar.
“S’të ndahemi as në Surrel! Ai na ka shpallur luftë dhe ne i shpallim luftë… Prek votën ti mor bastard?!“, iu drejtua ai kreut të qeverisë.
“Rama multi-miliarder”, Berisha: Nga sot nuk është kryeministër, por kapobandë
Kryetari i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij në protestën kombëtare të Partisë Demokratike tha se kryeministri Edi Rama është bërë multi-miliarder me pasuritë publike të shqiptarëve.
Berisha tha se nga sot, kreu i qeverisë Edi Rama nuk është më kryeministër, por një kapobandë. Lexo më shumë
Moment i pazakontë në protestë, Jenisheri ndjek tubimin nga telefoni
Ka edhe kështu! Ish-deputeti Selami Jenisheri ndjek protestën nga telefoni, me kufje në vesh, komplet i fokusuar te pamjet përmes platformës Klani Im, ndërsa ndodhet vetë në protestë, në mesin e atyre që i janë bashkuar sot thirrjes së Partisë Demokratike.












Botërori 2026 
