“Qytetarët jetojnë në kushte ekstreme”

Show e ka konsideruar Partia Demokratike vizitën e Kryeministrit Edi Rama në kantierin e ndërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Thumanë. Ajo ka sjellë rastin e familjes Hyseni në Mamurras, si dëshmi e braktisjes që qeveria i ka bërë banorëve që prej më shumë se 9 muajsh jetojnë në çadra. Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ishte në banesën e shkatërruar të Gjyle Hysenit, e cila jeton me djalin e saj në varfëri ekstreme.

Gjyle Hyseni: Jam Zyle Hyseni edhe jam 67 vjeçe. Ka qenë më 26 Nëntor.

Belind Këlliçi: Që kur ra tërmeti?

Gjyle Hyseni: Po po!

Belind Këlliçi: Keni ndejtur këtu?

Gjyle Hyseni: Po, po këtu në çadër.

Belind Këlliçi: Po çfarë të ka bërë shteti, të ka dhënë gjë shteti?

Gjyle Hyseni: Jo, jo, veç ushqime, kështu ça kam, asnjë gjë tjetër.

Belind Këlliçi: Ndonjë gjë për shtëpinë? Çfarë të kanë thënë tjetër?

Gjyle Hyseni: Ata kanë thënë prit, prit edhe s’erdhën ata, nuk erdhën fare.

Shkëlqimi tregon se iu është premtuar disa here për ndërtimin e shtëpisë, por sipas tij deri më tani nuk është bërë asgjë.

Shkëlqim Hyseni: Po! Kanë ardhur njëherë ato të tjerat, kanë ardhur ato ushtarë, edhe u thashë për shtëpinë që më ka ra nga tërmeti. Edhe në nëntor thanë do vijmë ne të ta bëjmë po nuk e di tani a rrejnë, nuk e di tani.

Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka braktisur qytetarët dhe se bën vetëm propagandë me procesin e rindërtimit.

Tv Klan