Brad Pitt dhe e dashura e tij, Ines  de Ramon e kanë çuar lidhjen e tyre në një stad tjetër.

60-vjeçari dhe argjendarja  34-vjeçare bënë debutimin e tyre të parë si çift në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia.

Çiftit, i cili tashmë ka dy vite së bashku, iu bashkuan George dhe Amal Clooney, miqtë e ngushtë të Pitt. Ata ndoqën premierën e “Wolf” ku Brad dhe George janë protagonistë.

Të katër dukeshin mjaft të lumtur e të qeshur ndërsa pozonin për kamerat. Daljes në tapetin e kuq i parapriu një takim çiftesh mbrëmjen e mëparshme.

Brad dhe Ines u lidhën në nëntor 2022 pasi u fotografuan në një koncert të Bono. Një burim tha për “People” se ata bashkëjetojnë.

Burime të tjera kanë deklaruar se kjo është lidhja e  tij e parë serioze pas ndarjes nga Angelina Jolie.  Edhe kjo e fundit ishte e pranishme në Festivalin e Venecias, për filmin e saj të ri, “Maria”./tvklan.al