Katër anije nga makineritë më moderne të inxherisë së ndërtimit të njohura ndryshe përbindësha deti ndodhen në bregdetin e Semanit. Ato po kryejnë një nga proceset më të vështira, atë të shtrimit të tubave të gazsjellësit në tabanin e detit.

Një kantier ku terreni mbi të cilin punohet është deti dhe jo toka, është i rrallë jo vetëm për zonën bregtare të Fierit, por edhe më gjerë. Këto anije janë ndër makineritë më moderne të inxhinerisë së ndërtimit, të quajtura ndryshe edhe “përbindësha deti”.

Tre draga në bregdetin e Semanit kanë nisur punën për vendosjen e tubave në tabanin e detit për gazsjellësin. Pas përfundimit të stacionit të kompresorëve, disa kilometra larg vijës bregdetare, kjo është faza më e ndërlikuar.

Shtrimi i tubave në shtratin e detit nëpërmjet, të cilave gazi do të transportohet drejt Italisë është sipas inxhinierëve të projektit pjesa më e vështirë e punës. Linja e fundit prej 105 kilometra kalon në detin Adriatik ku thellësia me e madhe shkon deri në 800 metra. Pjesa tokësore ka përfunduar në masën 95% në Shqipëri dhe Greqi, ndërsa në Turqi ka përfunduar plotësisht. /abcnews.al