Policia shpëton një fëmijë

Ndërhyrja në kohë në një shtëpi që kishte marrë flakë parandaloi një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja të rënda mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë.

Ishte ora 07:05 kur një banesë në rrugën e “Dibrës” në kryqëzim me rrugën e “Barrikadave”, u përfshi nga flakët për shkaqe ende të paqarta.

Brenda në shtëpi ndodhej një fëmijë, që falë ndërhyrjes në kohë të autoriteteve policore u nxor pa dëmtime.

Zjarrfikësit bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe përveç dëmeve materiale, nga ngjarja fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Puna për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit vijon./tvklan.al