13 viktima dhe 609 raste

Sinjale të përkeqësimit të pandemisë në Kosovë. Në 24 orët e fundit u shënuan 13 viktima dhe 609 raste të reja ndërsa u kryen gjithsej 1 590 testime.

Numrin më të madh të viktimave të fundit e ka Suhareka dhe Prizreni. 

Rastet e vdekjeve sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç),

Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

Tv Klan