Ushtria venezueliane iu përgjigj me gaz lotsjellës e plumba gome grupeve të protestuesve anti-Maduro, që përpiqeshin të fusnin kamionët me ndihma amerikane nga Kolumbia. Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, ushtria venezueliane përdori edhe armët kundër civilëve, duke shkaktuar më shumë se 2 viktima. 285 është bilanci zyrtar i të plagosurve.

Shumë prej kamionëve me ndihma u dogjën. Përplasje pati edhe në kufirin me Brazilin. 64 ushtarë venezuelianë u bashkuan me protestuesit.

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo dënoi dhunën e ushtrisë ndaj civilëve të paarmatosur, teksa paralajmëroi pasoja për regjimin dhe ata që shkelin demokracinë. Me manifestuesit u bashkua edhe lideri opozitar pro-perëndimor Huan Guaido. Ndërsa majtisti Nikolas Maduro mori pjesë në një manifestim me ritme latine në Karakas në mbrojtje të revolucionit.

Tv Klan