Dy avionë për transportin e udhëtarëve janë përplasur në aeroportin e Moskës.

Avionët, pasi kishin zbarkuar udhëtarët në Aeroportin Ndërkombëtar Sheremetyevo, po lëviznin drejt vend-qendrimit kur u përplasën me njëri-tjetrin në pjesën e krahëve.

Njëri prej avionëve ishte pjesë e kompanisë “Royal Flight”, ndërsa tjetri i “Aerolot Airlines”.

Pas përplasjes, të dy avionët anuluan fluturimet e radhës dhe u dërguan në ofiçinë për riparim.

Autoritetet ruse kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, nga i cili fatmirësisht nuk pati të lënduar./tvklan.al