“Le t’i marrë emigrantët në Hollywood”

Kriza humanitare me emigrantët në Mesdhe ka përplasur ministrin e Brendshëm italian me yllin hollivudian, Richard Gere.

Ky i fundit prej ditësh i angazhuar në misionet e shpëtimit në ujërat e Mesdheut, i bëri thirrje qeverisë italiane të ndihmojë emigrantët e anijes spanjolle, e mbetur e bllokuar në portin e Lampedusa-s, prej më shumë se një jave.

Richard Gere, aktor :Njerëzit që shihni në këtë barkë, janë këtu prej donacioneve të Open Arms. Gjëja më e rëndësishme për këta njerëz është të mbërrijnë në një port të lirë dhe të nisin një jetë të re.

Aktori i njohur hipi në anije të premten dhe nuk kurseu kritikat për ministrin e Brendshëm italian, Matteo Salvini, të cilin e krahasoi me presidentin amerikan Donald Trump, i kritikuar nga opinioni publik në SHBA për politikat e ashpra me emigrantët.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të brendshëm italian. “Duke pasur parasysh që ky milioner bujar po shpreh shqetësimin për fatin e emigrantëve, ne e falënderojmë atë. Ai mund t’i marrë 180 emigrantët në vilat e tij në Hollivud”, reagoi Salvini.

Tv Klan