Një person ka mbetur i plagosur nga një aksident i ndodhur në Kamëz në “Bulevardin Blu”. Burimet policore në vendngjarje thonë se janë përplasur një motor me një makinë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Identiteti i tij nuk bëhet me dije. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve. /

tvklan.al