Dy makina kanë shkëmbyer zjarr në rrugën trasballkanike të Vlorë mesditën e kësaj të shtune. Sipas informacioneve të policisë e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, nga dy makina është qëlluar më pistoleta në drejtim të njera-tjetrës.

Pas kësaj të dy mjetet janë larguar me shpejtësi dhe nuk është bërë i mundur ende ndalimi apo identifikimi i tyre. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Edhe në spitalin e qytetit bregdetar nuk raportohet se kanë mberritur të plagosur me armë zjarri. Blutë kanë kqyrur vendin e ngjarjes dhe nuk kanë gjetur asnjë gezhojë. Grupi hetimor po punon për të identifikuar fillimisht dy mjetët që janë përfshirë në këtë konflikt i cili ndodhi në afërsi të lagjes Çole.

Janë sekuestruar disa kamera sigurie të cilat dyshohet se mund të kënë regjistruar dy mjetet dhe rrugën që kanë ndjekur pas shkëmbimit të zjarrit. Gjithashtu po merren deshmitë e disa persona që ishin deshmitarë okular në ngjarje për të zbardhur detaj që do të çojnë në identifikimin e persona të përfshirë në konflikt dhe më pas motivin e përplasjes me armë mes dy grupeve.

Tv Klan