Strukturat Policore të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur ekzekutimin e Urdhrit të Ndalimit ndaj një shtetasi të shpallur në kërkim në fushën e Krimeve ndaj Personit. Në pranga ka rënë Genti Bana, 33 vjeç, banues në Vlorë.

Për Genti Banën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendim Nr.117, datë 26.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, e parashikuar nga neni 76 e 22 e Kodit Penal.

Ngjarje e ndodhur më datë 15.04.2017, në lagjen ”Isa Boletini”, ku Genti Bana ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin L.M.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme./tvklan.al