Ky vit solli shumë humbje dhe të papritura. Mbase shumë pak lajme të mira. Por siç duket është viti i kastorëve anglezë, pasi aktiviteti i tyre është shtuar më shumë.

Kastori konsiderohet ‘inxhinieri’ i mjedisit, i aftë të parandalojë përmbytje me digat e tij dhe t’i japë jetë të egrës. Njihen për molet që krijojnë dhe pikërisht prej tyre vjen benefiti ekologjik.

Ata notojnë në thellësi jo më shumë se 1 metër. Gërryejnë pemët, ndërtojnë kanale që akumulojnë ujë, të cilin e përdorin gjallesa të tjera si pilivesat, bretkosat apo peshqit.

Kështu shoqata e krijuar enkas për mbrojtjen e kësaj mrekullie me katër këmbë, Beaver Trust, ka shpjeguar arsyen e domosdoshmërisë së mbrojtjes së tyre.

“Kastori i duhur në vendin e duhur jep rezultate fantastike. Kastori krijon një mozaik të madh habitatesh të ndryshme që lejojnë lulëzimin e biodiversitetit dhe kanë një impakt kyç në përpjekjen tonë për të shpëtuar jetën e egër. Kastorët japin jetë”, shprehet Eva Bishop.

Numri i kastorëve u ul ndjeshëm për shkak të gjuetisë për lëkurën, mishin apo vajin e përdorur për barna mjekësore. Tashmë pandemia lejoji shtimin e tyre kështu që 2020 pavarësisht se nuk ishte viti i njerëzve, të paktën rezultoi viti i kastorëve.

Tv Klan