Në këtë korridor stërviten peshëngritësit e Vllaznisë. Kanë përshtatur këtë pjesë të pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Zhurma e shtangës bëhet një me thirrjet e basketbollistëve.

Skuadra shkodrane që numëron fitues të shumtë medaljesh, sfidën me të madhe tani nuk e ka peshat, por me kushtet e stërvitjes.

Palestrat e reja kanë në ambientet e stadiumit “Loro Borici”, por ato nuk mund të shfrytëzohen pasi impianti i rikonstruktuar nuk është marrë ende në dorëzim nga Bashkia.

Erkand Qerimaj, kampion i Evropës në 2014, ka përshtatur një kënd ne shtëpinë e tij. Ai po përgatitet aty për Kampionatin Europin, që do të mbahet në prill në Kroaci.

Pas prishjes së stadiumit “Qemal Stafa” edhe ekipi i Tiranës përgatitet ku mundet. Ata janë transferuar në një ambient të shkollës “7 Marsi” në kryeqytet, në kushte jo të përshtatshme.

Kështu duket së do të vazhdoje deri në përfundimin e punimeve të “Tirana Olimpik Park”.  Është një investim disa milionë euro i Qeverisë Shqiptare, që do të vendoset në shfrytëzim brenda pak kohësh.

Do të ketë një sallë multifundkionale për volejboll, basketboll e futsall dhe palestra për sporte individuale, përfshire peshëngritjen. Deri atëherë, për medaljet do te duhet t’i mbajmë sytë nga këto korridore./ TV KLAN