Organizoi një “show politik” që të provokonte palën serbe

Zyrtari i lartë serb për Kosovën, Petkoviç tha se kjo situatë ishte krijuar për të bërë që pala serbe të reagojë.

Sipas tij, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kishte biseduar me Thaçin, Hotin, Mustafën që nga fillimi i këtij procesi politik, por që bisedimet me Albin Kurtin ishin “një çudi e paparë”.

Ne kemi marrë kohë më parë një draft nga BE për të cilin duhej qe të pajtoheshim, ndaj është e qartë se Kurti dëshmoi se nuk mendon për paqen dhe nuk dëshiron të shkojë në drejtim të normalizimit Prishtinë-Beograd”.

Petkoviç thotë se Kurti këmbënguli qe të merreshim me të kaluarën, kështu që filloi të flasë për genocidet.

Për palën serbe Vuçiç iu përgjigj të gjitha provokimeve dhe ofendimeve të Kurtit me argumente dhe me qetësi, sepse e gjithë shfaqja politike e Kurtit ishte për të detyruar palën serbe të reagonte me pa përgjegjësi, gjë që nuk ndodhi në Bruksel.

Klan News