Më shumë se 150 mijë persona duan përsëritjen e Angli-Itali

Finalja e “Wembley” ende djeg dhe numri i personave që kërkojnë të përsërisin finalen e Euro 2020 ka arritur një numër të pabesueshëm. Fitorja e Italisë në tempullin e tyre ka bërë që një pjesë e mirë e tifozëve anglezë të nisin një peticion për të përsëritur finalen e turneut, pasi konsiderojnë si të parregullt mënyrën se si ekipi i “Tre Luanëve” u mposht.

Ata pretendojnë se faulli i Giorgio Chiellini në dëm të Saka duhej të ndëshkohej me karton të kuq dhe jo të verdhë. Deri më tani janë grumbulluar rreth 150 mijë firma, të cilat mund të rriten në ditët në vijim. Ende nuk dihet se kur anglezët do ta dorëzojnë këtë peticion në dyert e UEFA-s. Shumë besojnë se Angli-Itali nuk do riluhet, gjithsesi, ëndrra e anglezëve për të luftuar për titullin e Europianit vijon të mbetet e gjallë.

Klan News