Walt Dinsey ka shtyrë debutimin e filmit “Mulan”  për një periudhë të pacaktuar. Sipas asaj që raporton Reuters, kjo është një tjetër goditje ndaj operatorëve të kinemave që kishin pritshmëri nga filmat që të rikthente audiencën në kinema. Vonesa e “Mulan” pason vendimin e Warner Bros për të shtyrë nxjerrjen në gusht të trillerit të Christopher Nolan “Tenet”.

Gjithashtu edhe kompania tjetër Paramount Pictures ka deklaruar se filmi “Top Gun: Maverick”, që ka të bëjë me rikthimin e shumëpritur të aktorit të famshëm Tom Cruise është shtyrë për në 2 Korrik 2021.

“Mulan” ishte planifikuar të shfaqej në kinema në Mars, por publikimi ishte shtyrë disa herë pasi shumë kinema vazhdojnë të mbesin të mbyllura. Filmi së fundmi ishte vendosur për të dalë në 21 Gusht.

Disney gjithashtu ka shtyrë dy ekskluzivitetet e tij më të mëdha, “Avatar” dhe “Star Wars”, për një vit, pasi koronavirusi ka ndërprerë prodhimin.

“Avatar” tani është vendosur të debutojë në kinema në Dhjetor 2022 dhe filmi tjetër “Star Wars” në Dhjetor 2023.

Të dy filmat u panë si shansi më i mirë i kinemave për të mbledhur të ardhura. Edhe rrjeti i kinemave AMC dhe Cineworld e shtynë datën e rihapjes për kinematë e tyre amerikane të paktën deri në mesin e Gushtit.

Klan Plus