Në një dalje për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se këto janë zgjedhjet e para ku tre orë pas përfundimit të procesit, qyetarët nuk dinin ende numrin total të votimeve. Sipas tij, kjo ndodh sepse KQZ me urdhër të Ramës ishte përfshirë në një operacion të manipulimit të shifrave të pjesëmarrjes.

“PD ka monitoruar numrin e pjesëmarrësve në votime, shifrat reale të pjesëmarrësve në çdo bashki janë këto që do të pohoj unë tani dhe jo shifrat e fryra, të manipuluara nga KQZ”, tha Bardhi i cili përcolli shifrat si më poshtë. Sipas PD, në total në këto zgjedhje kanë marrë 534,528 qytetarë, ose 15.12 përqind.

Ndërkohë, në një dalje për mediat në orën 22:00, zëdhënësja e KQZ tha se numri i pjesëmarrësve në votime është 771,863 votues, ose 21.6 përqind./tvklan.al