Persona të panjohur kanë shtënë me pistoletë dhe janë larguar

Një lokal në Lezhë është sulmuar me armë mëngjesin së shtunës nga persona të paidentifikuar.

Policia njoftoi zyrtarisht se ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 e 30 minuta të mëngjesit, ndërsa siç shihet edhe nga pamjet janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 Lokali ndodhet në fshatin Pllanë dhe është në pronësi të Gjovalin Prendit, që ka njoftuar edhe policinë për ngjarjen.

Deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar, ndërsa dyshohet se është qëlluar me 3 plumba pistolete në momentin që lokali ka qenë i mbyllur.

Tv Klan