Sot shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare feston 82-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, një pjesë e mirë e krijimtarisë së tij poetike përmblidhet në një vëllim të vetëm. Shkrimtari dhe studiuesi Sadik Bejko, i cili ka bërë parathënien e këtij libri na shpjegon detajet.

Kadare është kujdesur vetë për zgjedhjen e poezive që do të jenë në këtë botim dhe përveç poezive të tjera të pa botuara më parë, ai edhe ka ripunuar disa nga të tjera që do të jenë pjesë e kësaj përmbledhjeje.

Megjithëse ripunimi apo retushimi i poezive nga Kadare pas viteve ’90 ka ngjallur mjaft debate mes studiuesve të Letërsisë, studiuesi Bejko nuk sheh asgjë të keqe në këtë mes, pasi sipas tij, është e drejta e autorit të ripunojë apo ndryshojë tekstet e tij.

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë sonë dhe i përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Ai ka qenë disa herë kandidat për çmimin Nobel dhe ka fituar një sërë çmimesh prestigjioze ndërkombëtare. I fundit ishte çmimi Il Nonino në Itali pak ditë më parë.

Klan Plus