Paul Pogba do të luajë prej sezonit të ardhshëm me Manchester United.

Konfirmimi erdhi nga klubi anglez, ku vite më parë mesfushori ishte pjesë e skuadrës së të rinjve. Bisedimet ishin të gjata rreth detajeve të kontratës.

Mediat shkruajnë se transferimi nga Juventus te Manchester United do të kushtojë 110 milionë euro, duke e bërë më të kushtueshmin e historisë së futbollit.

Paul Pogba u largua 4 vite më parë dhe United mori vetëm 1 milionë euro për të nga Juventus. Pas kontrolleve mjekësore pritet vetëm firma në kontratë dhe zyrtarizimi.

Jose Mourinho po ndërton një ekip të jashtëzakonshëm pas afrimit edhe të një tjetër lojtari të rëndësishëm si Zlatan Ibrahimovic, i cili ka treguar tashmë se do të jetë një pikë e fortë e skuadrës angleze që do të synojë titullin kampion këtë sezon.

Tv Klan