Rama-qytetarëve: Mos thyeni rregullat dhe karantinën

Ndonëse vendi doli nga gjendja e fatkeqësisë natyrore, shtimi i rasteve të prekur me Covid-19 ka rikthyer sërish vëmendjen jo vetëm nga bluzat e bardha, por edhe efektivët e policisë.

Këta të fundit vijojnë në terren ndjekjen e rasteve që kanë dalë pozitiv nga testimet, e që në shkelje të aktit normativ thyejnë rregullat e karantinimit.

Operacionet në terren, policia i ka shoqëruar jo vetëm për të vijuar mesazhet sensibilizuese. Jo pak raste janë çuar për ndjekje penale, pasi qytetarë të papërgjegjshëm në thyerje të karantinës janë kthyer deri burim infeksioni për të tjerët.

Policia: Më vjen mirë që ti i ke marrë masat vetë, por shembulli jot duhet të jetë edhe për të tjerët. Unë të jam mirënjohës edhe si qytetar edhe si polic!

Qytetari 2: Është një sëmundje që nuk të fal, veçanërisht për moshat tona. Qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe duhet t’i paraprijnë vetë. Gjithsecili të bëjë detyrën e vetë.

Pamjet u shpërndanë edhe nga kryeministri Rama, i cili jep mesazhin se kushdo që është i prekur nga Covid-19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën, pasi policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë.

Tv Klan