Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka folur rreth situatës pandemike në BE ku deklaroi se rreth 1 milion shtrime në spitale mund të ishin shmangur nëse të gjithë të vaksinuarit ndaj COVID-19 do të kishin marrë një dozë përforcuese.

Të dhënat nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se dozat përforcuese mund të na mbajnë jashtë spitaleve. Nëse të gjithë ata që janë vaksinuar në BE do të kishin marrë një dozë përforcuese, ne mund të kishim shmangur rreth një milion shtrime në spitalet në BE . Pandemia nuk ka mbaruar dhe mutacioni i Omicron po përhapet me të vërtetë shpejt në shumë vende të BE-së. Le të mbrohemi”.

Von der Leyen bëri të ditur se BE ka arritur një moment historik në fushatën e vaksinimit pasi 82% e personave mbi 18-vjec janë të imunizuar. Ajo theksoi se vaksinimet dhe dozat përforcuese ofrojnë mbrojtjen më të mirë kundër virusit dhe mutacioneve të tij, duke përfshirë Omicronin, i cili po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës.

Klan News