Pronarët e rinj të Milan janë prezantuar para mediave. Presidenti Yonghong Li tregoi ambiciet për të ringritur ekipin ku nuk munguan edhe një fjalët, forca Milan.

Yonghong Li (President i Milan)

Çdo tifoz pret që Milan të kthehet në majën e futbollit botëror, kështu që ne kemi një përgjegjësi të madhe.

Kështu Silvio Berluconi largohet nga Milan pas më shumë se 30 vitesh. Marco Fassone do të jetë administratori i deleguar i klubit. Synimet janë që të ketë një organizimin të ri, por pa larguar edhe figura të njohura të klubit. Synimi është rritja e të ardhurave duke e promovuar markën Milan edhe në tregun kinez.

Pronarët kinezë të cilët shpenzuan 740 milionë euro për të marrë Milan pritet të ndërhyjnë në merkato, por duke ruajtur lojtarë të grupit aktual. Drejtuesit e rinj po mendojnë edhe për një stadium modern, por duhet biseduar edhe me komunën dhe Inter. Ambiciet e mëdha kanë marrë edhe inkurajimin e presidentit të ri: Forza Milan!

Tv Klan