22 milionë euro kontrata të lidhura deri më tani

Sektori i Bujqësisë ka përfituar 22 milionë euro përmes dhjetërave kontrata të lidhura deri më tani në kuadër të programit IPARD. Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi gjatë takimit të pestë të Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD u shpreh se ky është një hap pozitiv për një vend si Shqipëria.

“Unë jam optimist që ne do të arrijmë të kapim të gjithë afatet përsa i përket mobilizimi të fondeve të kësaj skeme dhe nuk do të djegim asnjë fond që vjen nga Brukseli. Dua që të gjithë të kuptojnë se megjithë vështirësitë që ka përgjithësisht Shqipëria për thithjen e fondeve që vijnë nga donatorët, në këtë rast ne jemi një histori suksesi. Kjo nuk është për të na vënë në gjumë, por për të na mbajtur zgjuar. Sepse shuma që duhet të shpenzojmë vitin tjetër duhet të jetë dyfish sa shuma e këtij viti”.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, bëri me dije se aplikimet për thirrjen të këtij programi të hapura në 30 Tetor do të mbyllen në mes të Dhjetorit.

Tv Klan