Inter ndalet nga Lecce, fiton Milan

Juventus ka thelluar në 4 pikë diferencën ndaj Interit të vendit të dytë në kryesimin e serie A. Bardhezinjtë fituan 2-1 ndaj Parmës në një ndeshje të dominuar prej tyre.

Ronaldo shënoi 2 herë, nga një në secilën pjesë ndërsa miqtë barazuan përkohësisht me Kornelius.

Ndërsa Inter u ndal sërish. Pas Atalantas, ishte Lecce që u mori pikë pretendentëve për titull. Rezultati u zhbllokua në minutën e 70′, me Bastoni që devijoi me kokë në rrjetë pranë zonës së portierit. Epërsia e Interit zgjati vetëm 7 minuta, pasi Mancosu realizoi me një goditje të shpejtë brenda zonës.

Ndërsa Milan fitoi në San Siro 3-2 ndaj Udinese. Ishte Larsen që shënoi për skuadrën mike në pjesën e parë pas një gabimi të portierit Donaruma. Rebic u fut në lojë si zëvendësues në të dytën dhe gjeti menjëherë golin e barazimit.

Në minutën e 71-të Theo Hernandez çoi Milanin në avantazh, por loja u rihap në minutën e 85′, kur Lasagna barazoi për miqtë. Milan shfrytëzoi minutat shtesë kur Rebic mori një top në hyrje të zonës dhe goditja e çoi topin në rrjetë.

Tv Klan