Kush do të jetë projekti fitues për zgjatimin e bulevardit dhe lumin e Tiranës? Ankthi ishte i madh në datën 9 Mars, kur pritej që mes 7 projekteve finale konkurrues të shpallej më i miri. Por juria atë mesditë kishte marrë një tjetër vendim, të kushtëzuar nga konkurenca e fortë mes dy studiove, nuk zgjodhi fituesin, por e la garën ende të hapur.

Sipas kryebashkiakut Basha, do të jenë qytetarët ata të cilët do të zgjedhin si do të duket Tirana në të ardhmen. Por cili prej projekteve është më i favorizuari?  

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, në lidhje me projektet konkurruese Basha u shpreh: Secili prej projekteve ka paraqitur zgjidhje interesante për qytetin tonë. Juria në këtë rast është e përbërë nga personalitete të rangut botëror. Kjo peshë e rëndë e jurisë kishte për qëllim të boshtonte sa më drejt përzgjedhjen, të cilën e paramendonim të vështirë, por doli shumë më e vështirë. Proçesi i vendimmarrjes do kalojë në disa etapa./tvklan.al