Këto momente janë gjatë protestës së të premtes në kryeqytet para Bashkisë së Tiranës.

Në mesin e qytetarëve shfaqen katër prej tyre, të maskuar dhe me çanta në shpinë, brenda të cilave mbajnë molotov.

Dy prej tyre hedhin lëndët shpërthyese në distancë nga njëri-tjetri. Pavarësisht thirrjes së policisë për të shmangur hedhjen e molotovëve, ata vijuan ti hedhin.

Madje njëri prej tyre i kërkon ndihmë, një tjetër protestuesi për të ndezur fitilin.

Një prej katër personave që bashkëpunuan për të hedhur molotov, është dhe Bledar Krasniqi. 39-vjeçari u arrestua nga Policia e Tiranës me akuzat e prishjes së qetësisë publike, goditjes për shkak të detyrës, shkatërrimit të pronës, apo kundërshtimi i punonjësve të policisë.

Krahas arrestimit të tij, në gjendje të lirë po hetohen edhe 6 protestues. Ata u proceduan penalisht për heqjen e gardhit metalik.

Klan News