Për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve që goditen nga i nxehti, Bashkia e Tiranës ka ngritur në qendër të kryeqytetit cadrën e kujdesit shëndetësor.

“Jashtë kësaj tende është 40 gradë. Për ata që e kanë të nevojshme të dalin, ne kemi hapur disa pika, kjo është kryesorja në sheshin “Skënderbej”, për t’u freskuar pak, për të matur tensionin, për t’u çlodhur në hije, para së të vazhdojnë rrugën”, shprehet Veliaj.

Në këto ditë të nxehta, Veliaj kishte dhe një apel për qytetarët, sidomos për grupet më të riskuara.

“Thirrja është: qëndroni të hidratuar, shmangni daljet e panevojshme, dhe mbani një sy hapur për të dashurit tuaj. Do të doja që të gjithë të tregojmë pak kujdes për njëri-tjetrin. Qyteti i mirë është ai që funksionon si familje” Ftesa për të gjithë qytetarët, sidomos ata të moshës së tretë, është të mos dalin nga shtëpia nëse nuk kanë diçka urgjente”, thotë kryebashkiaku.

Kryebashkiaku Veliaj u ndal edhe tek kafshët shtëpiake, për të cilat kërkoi nga qytetarët që të mos braktisën në rrugë.

Tv Klan