Mijëra qytetarët u mblodhën në Londër kundër protestave të ekstremit të djathtë që prej ditësh kanë shkaktuar kaos.

Trazirat shpërthyen në fillim të javës së kaluar pasi tre vajza u vranë në një sulm me thikë në Southport.

Shanazinga Ingar, protestuese: Ne dëshirojmë të bashkohemi, duam të dërgojmë një mesazh të qartë se këto janë rrugët tona  dhe ne jemi një komunitet. Ne do të lejojnë racistët dhe të djathtën ekstreme të marshojnë dhe kjo është arsyeja pse ndodhem këtu.

Për të siguruar që protestat të mos përshkallëzoheshin ka patur një prani të shtuar të policisë në rrugët e Britanisë së Madhe sic duket edhe  në këto pamje me dronë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se  deri më tani janë prangosur 428 protestues.

Klan News