Shefi i CIA-s, William Burns paralajmëron se rreziku që Lindja e Mesme të shkasë në një luftë të madhe është shumë i lartë. Burns iu referua rrezikut të shpërthimit të një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak mes Izraelit dhe Iranit, që mund të tërhiqte edhe fuqi të mëdha në luftë.

I cituar nga mediat amerikane gjatë një konference në Georgia, numri 1 i Agjencisë amerikane për zbulimin e jashtëm tha se zyrtarët izraelitë po shqyrtojnë me shumë kujdes mënyrat se si duhet të kundërpërgjigjen ndaj sulmit me 200 raketa të Iranit më 1 Tetor.

Burns megjithatë paralajmëron se “vlerësimet e gabuara” mund të krijojnë një spirale përshkallëzuese të paqëllimshme.

Ndër të tjera, Burns citohet të jetë shprehur se CIA nuk ka të dhëna se Irani po përpiqet të krijojë armë bërthamore dhe se programi bërthamor është i përqendruar tek prodhimi i energjisë.

Pas sulmit raketor të Iranit, analistët paralajmëruan se sitet bërthamore iraniane mund të jenë në shënjestër të goditjes hakmarrëse izraelite.

Këtë të Martë, ministri i Jashtëm iranian i bëri thirrje Izraelit të mos e sulmojë Iranin, pasi në të kundërt, përgjigja nga Teherani do të jetë më e fuqishme se ajo e 1 Tetorit dhe se vendi i tij është i përgatitur për luftë.

Tv Klan