Qytetarët kundërshtojnë edhe nismën për vaksinimin e detyrueshëm

12 qytete të Italisë janë përfshirë nga protestat kundër masave anti-Covid. Nëpër rrugët e Romës me mijëra njerëz u mblodhën në sheshin e njohur Piazza del Popolo, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj ‘Pasaportës së Gjelbër’ por edhe vaksinimit me detyrim.

Protestuesit u hodhën kundër vendimeve të qeverisë, ndërsa theksuan se askush nuk mund të vendosë për ta bërë imunizimin e detyrueshëm apo të kufizojë liritë e qytetarëve për t’u futur në bare apo restorante.

Gjatë marshimit protestuesit ndezën pishtarë dhe hodhën slogane kundër Kryeministrit Italian Mario Draghi.

Protestuesit mbajtën edhe një minutë heshtje për vdekjen e Dr. italian Giuseppe De Donno i cili u bë i famshëm në të gjithë botën, pasi zbuloi kurën e Covid-19 me plazmë gjaku tek personat që ishin në gjendje të rëndë.

Nuk kanë munguar as momentetet e tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe karabinierëve.

Përveç bareve dhe restoranteve, “pasaporta e gjelbër” do të kërkohet për të hyrë në pishina, salla sportive, muze, kinema, teatro, salla lojërash, ngjarje sportive, koncerte, shfaqje, panaire dhe konferenca, ç’ka ka ngjallur reagime të ashpra në publik.

Tv Klan