Nga 1 Shtatori vaksinimi i detyrueshëm

Sipas vlerësimit të policisë turma kishte në përbërje rreth 7,500 ndërsa organizatoret pretendojnë për mijëra vetë nëpër rrugë. Kjo ishte protesta e radhës në rrugët dhe sheshet e Greqisë kundër masave të qeverisë për vaksinimin e detyrueshëm.

Një grup protestuesish përpara Monumentit për Ushtarin e Panjohur hodhën kokteje Molotov, flakë, shishe dhe objekte të tjera drejt forcave të policisë, të cilët hodhën kimikate të shumta.

Përplasjet vijuan për shumë ore në zonën më të gjerë me disa të përfshirë në luftime me gurë dhe ndezje zjarri në rrugët Mitropoleos dhe Ermou. Protestat në Athinë dhe qytete të tjera të mëdha në Greqi, si Selaniku, u organizuan pas një thirrjeje përmes faqeve të rrjeteve sociale të organizatave të ndryshme dhe grupeve të internetit, me parullën qendrore.

Protesta të ngjashme në Athinë muajin e kaluar patën gjithashtu dhunë.

Rreth 5.7 milion njerëz nga një popullsi e përgjithshme prej 11 milion janë vaksinuar plotësisht, dhe sondazhet kanë treguar se shumica e grekëve favorizojnë vaksinimin e detyrueshëm për grupe të caktuara siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe stafi i shtëpive të pleqve.

Qeveria e Mitsotaqis ka hartuar një plan për t’i bërë vaksinimet të detyrueshme për sektorin e kujdesit shëndetësor më 1 Shtator. Rastet e infektimeve mbeten të larta në Greqi, e cila ka raportuar gjithsej 581,315 raste që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar dhe 13,636 vdekje. Kishte 1,582 raste të reja ditore në 24 orët e fundit.

Klan News