Jelekëverdhët nuk e ndalën dhunën për të 14-tën javë radhazi. Ligji i javës së kaluar që synonte të ndalonte tubimet e tyre nuk bëri asnjë efekt. Dhuna ishte e të njëjtit intensitet.

Bujë këtë javë shkaktoi një video e publikuar në rrjetet sociale, ku një grup protestuesish shfaqen duke drejtuar fyerje të rënda anti-semite ndaj filozofit francez me origjinë hebreje Alain Finkielkraut.

Në video dëgjohen fjalët “Zionist i ndyrë”, “Rracë e poshtër” e “Populli do të të ndëshkojë”. Në një intervistë për të përditshmen “Journal du dimanche”, Finkielkraut tha se kishte ndjerë urrejtje të ashpër nga protesutesit.

Rasti u dënua përmes Twitter nga presidenti Emmanuel Macron, i cili tha se kjo ishte një nga arsyet pse nuk duheshin toleruar më tej “jelekëverdhët”. Sipas tij, me fyerjet anti-semite ata bënë mohimin absolut të faktit që Franca është një komb i madh.

Edhe këtë javë dhuna u shtri thuajse në të gjitha qytetet e mëdha përfshirë Parisin, Lionin e Nantën.

Tv Klan