Mazhoranca e cilëson të kundërligjshëm

Partia Socialiste kërkon që Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, të marrë në shqyrtim dekretin për emërimin e Marsida Xhaferllarit, anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Mazhoranca e cilëson këtë vendim si të kundërligjshëm. Me anë të një kërkesë drejtuar kreut të parlamentit, Grupi Parlamentar Socialist propozon që kjo kërkesë të miratohet në mbledhjen e nesërme të Konferencës së Kryetarëve.

Tv Klan