Përtej shijes së mirë që ka çaji i kamomilit ka dhe disa të mira shëndetësorë. Nëse vuani nga dhimbjet e barkut mund të konsumoni një filxhan çaj dhe do ju lehtësohen dhimbjet.

Një produkt i përgatitur me kamomil dhe ilaçe të tjera bimore ka rezultuar i mirë për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut, ulcerës, të përzierave dhe të vjellave.

Ndihmon për të patur një gjumë të qetë dhe të rehatshëm. Një gotë me çaj para gjumit është një qetësues shumë i mirë për sistemin nervor.

Nëse vuani nga diabeti, duhet të konsumoni çaj kamomili. Çaji i kamomilit mund të konsumohet edhe nëse vuani nga hemoraidet.

Gjithashtu studimet kanë treguar dhe efektet pozitive të kamomilit në ndalimin e rritjes e qelizave kanceroze dhe duke vepruar si një trajtim natyror kundër kancerit. Bllokimi i rritjes së qelizave kanceroze besohet të jetë shkak i antioksidantëve të kamomilit të quajtur apigenin, të cilët janë përbërës bioaktivë që duket se ndihmojnë në luftimin e kancerit të lëkurës, prostatës, gjirit dhe vezoreve.

/tvklan.al