Filmi i ri i regjisorit Steven Spielberg, shfaqet në Dhjetor në kinema

Regjisori i njohur i Hollivudit , Steven Spielberg, ka publikuar pamjet e para të filmit të tij të ardhshëm, “West Side Story”, i cili bazohet në musical-in me të njëjtin emër.

Në film luajnë aktorët Ansel Engort dhe Rachel Zegler, të cilët portretizojnë dy të rinj që bien në dashuri në Nju Jorkun e viteve ’50. Pjesë e kastës së aktorëve të përfshirë në këtë projekt janë edhe: Ezra Menas, Julius Anthony Rubio, Ana Isabelle, Brian d’Arcy James, Corey Stoll dhe të tjerë.

Traileri  i publikuar i filmit vjen pa dialog, por shfaq disa skena interesante të shoqëruara me muzikë, dhe bie në sy ana artistike e regjisorit të famshëm hollivudian.“West Side Story” ishte planifikuar të lancohej  nëpër kinema në fund të vitit 2020, por u shty për shkak të pandemisë së Covid 19. Tashmë filmi do të shfaqet për publikun e gjerë në Dhjetor të këtij viti.

Klan News