David dhe Victoria Beckham u kanë dhuruar fansave disa prej momenteve nga pushimet e tyre në Itali. Ata kanë publikuar në rrjetet sociale disa foto në një jaht teksa duken të përqafuar dhe të buzëqeshur.

Familja e famshme, duket se po i shijon më së miri pushimet në praninë e njëri- tjetrit.

Victoria, 45 vjeçe ka përqafuar bashkëshortin e saj teksa shijonte një gotë verë.  

E veshur me një palë rrobabanjo trup te zeza, pantallona të shkurtra xhins dhe një kapelë, ikona e modës duket e relaksuar dhe e buzëqeshur.

Sigurisht nuk kishin si të mungonin dhe foto të Beckham me fëmijët.

/tvklan.al