Kosta Barka: “Në kryesinë e OMONIA-s dje u votua në qoftë se nuk do të kishim një bashkëpunim me, vazhdimësisë me Partinë Demokratike të dilnim të pavarur, edhe po të flasim numerikisht janë shtatë vota për të dalë të pavarur dhe pesë vota për të bërë koalicionin me partitë e tjera pa përcaktuar se, bile ishte me PS-në edhe me parti tjetër. Pesë me shtatë. Në fakt sot në mbledhjen, po themi të kryesisë së Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk u respektua kjo. Nuk u respektua as vendimi i këshillit të, i kryesisë së OMONIA-s, i cili besoj që OMONIA është e fshehtë, është një nga organizatat kryesore që mbështet. Është dhe baza e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Kjo për mua është një tregues mosmirënjohjeje, një veprim jo i moralshëm dhe jo në interes të komunitetit dhe të minoriteteve, të cilat përfaqësohen me këtë parti, se janë plotësuar gjatë gjithë 4-vjeçarit besoj kërkesat si në nivelin e investimeve, ashtu edhe në plotësimin e detyrimeve të niveleve të tjera. Në vlerësimin e bashkëpunimit të deritanishëm që kemi patur me Partinë Demokratike duke qenë një bashkëveprim shumë i efektshëm dhe duke respektuar njëri-tjetrin mendoja se duhet të ishte më i efektshëm dhe në vazhdimësi të, edhe i moralshëm mund të them që të vazhdonte, por ndoshta ligji elektoral, ndoshta interesa të veçanta të të tjerëve, të cilët nuk duhet të ma bënin mua këtë pyetje, kanë shtyrë të organizohet ky mekanizëm, i cili duket sikur është demokratik. Në fakt është diçka vetëm e stisur”./tvklan.al