Spiro Ksera: “Ka pasur debate dhe debati kryesor është që vendimi i kryesisë së OMONIA-s ishte që ne të kandidonim të pavarur duke ditur që forca kryesore mbështetëse e PBDNJ-së është në qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës ku jeton minoriteti etnik grek që vite me radhë ka mbështetur dhe e ka mbajtur gjallë Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Qëndrimi im personal nuk ishte vetëm personal, ishte një qëndrim diktuar nga presioni i shumë simpatizantëve të OMONIA-s dhe të PBDNJ-së qarku i Gjirokastrës, por edhe në qarqet e tjera. Një presion i njerëzve që kanë mbështetur këtë parti për mos…e koalicionin e majtë ose të djathtë, por për të kandiduar të vetëm. Ishte një moment historik për minoritetin etnik grek që të përfaqësojë në parlamentin e ardhshëm mundësitë dhe forcat e veta reale. Mua një çudi më bëri duke ditur nivelin shumë të lartë intelektual të minoritetit etnik grek. Të paktën një faleminderit për këtë 4-vjeçar të këtij koalicioni nuk dëgjuam. Duke parë marrëveshjen e partisë me këtë koalicion nuk janë bërë të qarta detajet dhe siç e shohim PBDNJ-shi nuk shikojmë që të ketë ndonjë përfitim real. Për mendimin tim ishte një vendim që të gjithë pasojat do t’i ketë kryetari i PBDNJ-së, zoti Dule. Unë duhet të dëgjoj të gjithë zërin e simpatizantëve dhe të bazës dhe pastaj do merren vendimet për këtë gjë.”/tvklan.al