Grupi i famshëm muzikor nderohet në 50 vjetorin e krijimit

Grupi legjendar Queen në 50 vjetorin e krijimit do të stampohet në pullat postare në Mbretërinë e Bashkuar. Seti pullave prej 13 fotosh do të dalë në shitje muajin tjetër dhe do të ketë imazhe nga albumet më të famshme të bandës, imazhe nga koncertet live dhe foton e parë ne studio në 1974.

“Çfarë nderi! Ne do të jemi pjesë e kësaj tani!”, është shprehur bateristi i grupit Queen, Rager Taylor. “Ndonjëherë është e çuditshme të zgjohesh dhe të kuptosh pozicionin që mbajmë tani, ne jemi bërë një institucion kombëtar”, ka thënë kitaristi Brian May.

Grupi i rokut Queen që ka shitur më shumë se 300 milionë disqe është grupi i tretë muzikor që i kanë nderuar me një set pullash, pas grupeve të famshëm Beatles në 2007 dhe Pink Floyd në 2016.

Kjo do të jetë hera e dytë që Queen nderohet në këtë mënyrë, ku në 1999 ishte Freddie Mercury që u vendos në një pullë postare. Vokalisti i grupit dallohej gjithashtu si një koleksionist pullash i cili ishte i frymëzuar nga babai i tij Bomi Bulsara. Koleksionin e parë Freddie e bëri në moshën 9-vjeçare nga ku më pas u vendos në ankand në 1991, dy vjet pasi ai kishte ndërruar jetë.

Klan Plus