Edhe studentëve të Universitetit Eqerm Çabej në Gjirokastër kryeministri Edi Rama u kërkoi të këmbëngulin te kërkesa për Vetting-un e pedagogëve. Ndërsa drejtueseve ju kujtoi se autonomi do të thotë mes të tjerash dhe gjenerim i të ardhurave nga vetë universiteteve.

Kush i thotë se shqiptarët dhe në mënyre të veçantë mjekët dhe infermierët po largohen masivisht duhet të përballet me një seri pyetjesh siç ndodhi me këtë studente. Pasi kryeministri nuk e pranon këtë si fenomen vetëm shqiptar, por shumë të zakonshëm sipas tij edhe për vende të zhvilluara në Europë.

Rama mes rreshtave pranon se kryebashkiaku i Memaliajt, i zgjedhur i Partisë Socialiste nuk do të ketë një tjetër mundësi rikandidimim, pasi nuk renditet në listën e atyre që dëgjon çka vendoset si prioritet nga qeveria.

“Nuk na dëgjohet zëri në atë bashki me thënë të drejtën”.

Në Gjirokastër ku do të qëndrojë këtë fundjavë si pjesë e turit  “Bashkia që duam” kryeministri u prit me protesta nga përfaqësues të opozitës.

Tv Klan