Duke iu përgjigjur pyetjeve të lëna në Facebook nga qytetarët, Kryeministri Edi Rama tha se po mendohen disa masa lehtësuese në ditët në vijim.

Ai tha se një nga këto masat lehtësuese mendohet të jetë ajo e shtyrjes së orarit të blerjeve deri në 90 minuta si dhe përdorimin e makinës për të kryer blerjet.

Ndërkaq theksoi se kush do të thyej rregullat, masat ndëshkuese do të jenë të rrepta.

Nga ana tjetër Rama tha se përpos aty që i kanë zbatuar rregullat e vendosura për karantinën, janë konstatuar edhe pronarë lokalesh që e kanë hapur në mënyrë të fshehtë.

Për këta ai ka paralajmëruar burg, gjobë, konfiskim makinë, heqje patente për disa vite dhe konfiskim i të gjitha produkteve që kanë në lokal. /tvklan.al