Në Manëz janë duke u ndërtuar 9 pallate për 224 familje

Programi i rindërtimit po vazhdon në të gjithë qarqet e prekura nga goditja sizmike e vjeshtës së 2019. Kryeministri si gjatë zgjedhjeve dhe pas tyre ka vijuar të inspektojë disa kantiere dhe objekte të përfunduara, siç është kopshti dhe shkolla fillore në Perlat të Durrësit.

Ndërsa në Manëz janë duke u ndërtuar 9 pallate për 224 familje. Ndërkohë në Tiranë, në zonën e Farkës janë drejt përfundimit të gjitha banesat e individuale që u ndërtuan nga e para, kryebashkiaku, që dorëzoi çelësat e shtëpive të reja 2 familjeve, thotë se brenda Gushtit të gjithë në këtë zonë do të kenë hyrë në banesën e tyre.

Në Farkë po kontribuon për ndërtimin e një shkolle të re dhe Ambasada Amerikane.

Tv Klan