“Në Shtator gati shëtitorja e lumit Gjanica”

Ndonëse Tetori është afati i përfundimit të punimeve të Lungomares 2, Kryeministri Rama ka kërkuar që kjo fazë e projektit të jetë gati për festën e fëmijëve.

“Kur mbaron kjo në Tetor? Ça Tetor more në Qershor duhet bërë festa e fëmijëve”.

Pjesë e këtij projekti është ndërtimi i një plazhi të ri natyral përgjatë buzës së detit si dhe një plazh urban me rërë mbi shëtitore.

“Rama këtu do bëhet një plazh fantastic. Këtu bëhet muri, hapet dhe bëhet shëtitore me pisha, sa i gjatë është ky plazhi? 630 metra”.

Sakaq janë parashikuar edhe ndërtimi i dy pishinave publike, një Olimpike dhe një për fëmijë.

Por gjatë inspektimit Rama nuk la pa kritikuar edhe kryebashkiakun e Vlorës.

Kryeministri ka sqaruar gjithashtu se benzinatoja në Lungomare nuk u hoq nga ky segment rrugor pasi iu ndalua të shpronësohej me vendim të Gjykatës së Lartë.

Më herët i shoqëruar nga kryebashkiaku i Fierit, Kryeministri Rama inspektoi edhe punimet e Unazës së Vjetër të qytetit.

Projekti që pritet të përfundojë brenda muajit Shtator përfshin rehabilitimin e e shëtitores përgjatë lumit Gjanica si dhe rrugën Jakov Mile.

Ky investim pritet të ndikojë si nga pikëpamja ekonomike por edhe të shtyjë trafikun në qytet.

Krahas ndërhyrjeve mbitokësore e nëntokësore, ndërhyrjet në fasadat e pallateve janë pjesë e projektit. Pas përfundimit të projektit është menduar që puna në lumin e Gjanicës të vijojë në një tjetër fazë.

Projekti i Unazës së Vjetër të Fierit parashikon edhe prishjen e disa ndërtesave, si dhe ndërtimin e korsive të biçikletave.

Tv Klan